Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ndërtesa përfshihet nga zjarri, vdesin 19 persona

Ndërtesa përfshihet nga zjarri, vdesin 19 persona

19 persona kanë mbetur të vdekur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Dhaka, në kryeqytetin e Bangladeshit.

Autoritetet në Bangladesh bëjnë me dije se 70 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zjarri që përfshiu 19 kate të ndërtesës u vu nën kontroll nga zjarrfikësit. Sipas mediave, 6 persona u hodhën nga ndërtesa për t’i shpëtuar djegieve.

Po ashtu, në ndihmë të zjarrfikësve  erdhën dhe njësitë e forcave ajrore. Autoritetet  kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit që la 19 persona të vdekur./ Opinion.al E.Xh.