“Ndërtimi i një fabrike ka të njëjtin shpërblim si ndërtimi i një xhamie.”

Hoxhë Vladimir Kera

Deklaratë nga Shejkh Muhamed el-Ghazali, vitit 1965, në kohën e zbulimit të naftës në Gadishullin Arabik.

Në atë kohë nuk u kuptua si duhet, madje u kundërshtua, ashtu siç edhe sot për shumë njerëz mbetet e vështirë të pranohet. Por ai që synon të lartësojë fjalën e Zotit duhet ta dijë se pranë çdo xhamie është e domosdoshme të ndërtohet një fabrikë, një shkollë, një institucion zhvillimi, një vakëf apo çdo formë tjetër e punës së dobishme. Po kështu, pranë çdo fabrike duhet të ketë një xhami. Vetëm me bashkimin e besimit dhe veprimit, feja merr përmasën e saj të plotë.

Hoxhë Vladimir Kera