Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ndihmat prishen në Jordani ndërsa palestinezët në Gaza vuajnë nga uria

Ndihmat prishen në Jordani ndërsa palestinezët në Gaza vuajnë nga uria

Jonathan Fowler

Rreth 200,000 tonë miell po shkojnë dëm në Jordani, ndërkohë që populli i dëshpëruar i Gazës pret ndihma urgjente pas tre muajsh kufizimesh izraelite ndaj ushqimit, ujit dhe barnave, raporton një media ndërkombëtare.

Pako me ushqime të gatshme që mund të ushqenin 200,000 njerëz për një muaj po prishen në depo, ndërsa uria në territorin e rrethuar palestinez po përkeqësohet çdo ditë.

“Disa nga ushqimet që kemi do të skadojnë në korrik… Disa prej tyre do të duhet t’i hedhim,” tha zëdhënësi i UNRWA-së, Jonathan Fowler, për NPR.

Zyrtarët izraelitë i kanë bërë të ditur Kombeve të Bashkuara se nuk do të lejojnë më ndihma nga Jordania apo Egjipti fqinj, pasi Fondacioni Humanitar i Gazës, një organizatë e diskutueshme, ka marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave jetike, thuhet në raport. /mesazhi