Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” vazhdon t’u del në ndihmë familjeve skamnore në çdo cep të Kosovës.
Këtë të shtunë djelmoshat e kësaj organizate vazhduan misionin e tyre në qytetin e Drenasit, me ç’rast ndihmuan tri familje të cilat jetojnë në gjendje të rëndë sociale.
Për këto familje u ndan gjëra ushqimore, higjienike dhe veshmbathje.
Këto tri familje, dy në Drenas dhe njëra në fshatin Krajkovë të kësaj komune përveç mungesës së shtëpive, po e vuajnë edhe mungesën e gjërave ushqimore.
Drejtues të kësaj shoqate bën të ditur se misionin e tyre do ta vazhdojnë edhe në ditën e ardhshme, ngase familjet që kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë janë të shumta.