Ndotja alarmante e ajrit në Prishtinë, Qeveria merr disa masa

Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, me kërkesën e ministres së Ambientit, Albena Reshitaj u miratua një task-forcë që të mirren masa për mbrojtjen nga ndotja e ajrit.

Reshitaj ka kërkuar nga qeveria përkrahje në bazë të planit që është hartuar nga ministria që drejton ditë më parë.

“Kërkoj që në këtë periudhë të shqyrtojmë përkrahjen në mënyrë që transporti publik të jetë falas për qytetarët kur ndotja kalon masat e përcaktuara”, ka thënë ministrja e Ambientit në mbledhjen e qeverisë, raporton lajmi.net

Këtë Reshitaj e ka arsyetur në mënyrë që të bëhet reduktimi i qarkullimit të ambienteve.

Ajo ka pasur disa kërkesa edhe për kolegët e saj në qeveri, që drejtojnë ministritë e tjera.

“Kërkoj nga ministria e Arsimit që ta ndërprejë ngrohjen me thëngill në shkolla. Nga Ministria e Infrstrukturës që të monitorjë përdorimin e lëndëve djegëse nga vetura, dhe gjithashtu edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Indrustrisë që ta bëjë kontrollimin e derivateve” ka thënë në mbledhje Albena Reshitaj.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik që ta ndërprejë dhënien e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut, dhe gjithashtu nga Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë ka kërkuar statistika shëndetësore për ndotjen.

Pikërisht dje gjatë ditës me një postim në facebook ministrja e Ambientit, deklaroi se nuk e ka shkopin magjik që ta zgjidhë problemin me ndotje.

Fajin te institucionet tjera për ndotjen në kryeqytet e ka hedhur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndotja në Prishtinë ditëve të fundit ka arritur masa enorme, duke kaluar edhe qytete si Nju Delhi apo Kalkuta.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje te qytetarët që të lëvizin me maska mbrojtëse.