Ndryshimet radikale në iPhone në Europë do të vinë edhe në iPad

Përmes një njoftimi drejtuar zhvilluesve ditën e Enjte, Apple konfirmoi se ndryshimet e prezantuara në iPhone do të vinë në iPad në Vjeshtë.

Kur Bashkimi Europian prezantoi Aktin e Tregjeve Dixhitale, i përcaktoi platformat si “rojtarë” me synimin që të godisten monopolin e të krijonte një treg më të hapur.

Si rezultat Apple ndryshoi ekosistemin e iPhone në mënyrë radikale për përdoruesit Europianë dhe tani është konfirmuar se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe me iPad.

Edhe pse do të ndikojë vetëm përdoruesit Europianë, qeveritë e vendeve të tjera me shumë gjasa po i kushtojnë vëmendje zhvillimeve në Europë me mundësinë për të implementuar ndryshime të ngjashme në vendet e tyre.

Përmes një njoftimi drejtuar zhvilluesve ditën e Enjte, Apple konfirmoi se ndryshimet e prezantuara në iPhone do të vinë në iPad në Vjeshtë.

“Këtë javë Komisioni Europian dizajnoi iPadOS si një rojtar nën Aktin e Tregjeve Dixhitale,” tha Apple.

Në mesin e ndryshimeve janë lejimi i dyqaneve alternative të aplikacioneve krahas App Store. Gjithashtu përdoruesit mund të zgjedhin një shfletues tjetër që nuk ka pse të jetë i bazuar në motorin WebKit të Apple.

Përdoruesit gjithashtu mund të zgjedhin motorin e tyre të preferuar të kërkimit. Së fundi pagesa contactless mund të bëhen edhe përmes aplikacioneve të tjera krahas Apple Wallet dhe Apple Pay.