Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme do të bien temperaturat.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), këtë javë do të bien temperaturat, shkruan lajmi.net.
“Do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8-10 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.








