Në Austri hyri në fuqi ndalimi i pirjes së duhanit në veturë

Në Austri, ndalimi i pirjes së duhanit hyn në fuqi kur në të njëjtën makinë gjenden edhe fëmijë ose të rinj nën moshën 18 vjeçe. Për shkelje të kësaj rregulloreje parashikohen dënime prej 100 eurosh.

Në rast të mospërputhjes me të njëjtën rregullore, policia mund të shqiptojë një gjobë deri në një mijë euro. Taksitë janë përjashtuar nga ndalimi.

Javët e para të majit do të përdoren si një fazë për përshtatjen e rregullave të reja dhe policia do të paralajmërojë, por nuk do të shqiptojë dënime. Gjobat do të vendosen nga 1 qershori 2018.