“Në botë nuk ka më shanse të barabarta dhe ndarje të drejtë”

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop i dërgoi një mesazh me video Konferencës Ndërkombëtare të Shkencave Sociale dhe Njerëzimit-2021 të bashkë-organizuar nga Universiteti Amerikan Houston Clear-Lake dhe Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas kryeparlamentarit turk, ata që krijuan civilizime duke sunduar botën janë të njëjtët që e po përgjakin botën, ndotin mjedisin dhe degradojnë ekosistemin.

Ai vuri në dukje se gjatë pandemisë Covid-19 e gjithë bota u përball edhe një herë me detyrimin për të vepruar së bashku.

“Fatkeqësisht, nuk ka më shanse të barabarta dhe ndarje të drejtë në botën e sotme. Jo të gjithë kanë qasje të barabartë në burime. Meqenëse nuk ka një ndarje të barabartë, niveli i arritur teknologjik si dhe mundësitë e disponueshme thellojnë kontradiktat shoqërore”,- theksoi Sentop.

Sentop shprehu shqetësimin për të ardhmen e përbashkët të njerëzimit për shkak të kësaj situate.

“Për të garantuar të ardhmen tonë, ne jemi të detyruar të ndërtojmë një sistem që do t’i përdorë më mirë burimet e botës dhe të sigurojë një ndarje të drejtë,” përfundoi ai. /trt