Ata fshihen nga njerëzit, por nuk mund të fshihen nga Allahu. Ai është me ta kur ata kalojnë natën duke thënë fjalë që Atij nuk i pëlqejnë. Allahu e ka përfshirë me dijen e Tij punën që ata bëjnë. (Kaptina En-Nisa, ajeti 108)
Një nga problemet tona si shoqëri është se shumë dukuri negative i praktikojmë si individë për përfitime personale, pastaj i mohojmë si kolektiv dhe i konsiderojmë pengesë për interesin publik.
Nepotizmin, për shembull, pothuajse të gjithë e përdorim kur na jepet mundësia (në spital, në postë, në komunë, për të hequr një dënim në trafik…).
Pastaj, në biseda shoqërore dhe publike, e mallkojmë dhe pranojmë se kjo dukuri e ka gërryer shoqërinë dhe ka cenuar aftësitë dhe të drejtat ndërmjet njerëzve.
Ky është vetëm një shembull përballë shumë të tjerëve.
Hoxhë Halil Avdulli