NË FINALE: Nora Gjakova siguron medalje olimpike, një hap larg të artës

Nora Gjakova ka siguruar medalje olimpike, pas fitores ndaj Tsukasa Yoshidan në Lojërat Olimpike që po mbahen Tokio.

Fillimisht, xhudistja jonë ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Në përballjen me japonezen, Gjakova fitoi përmes “Golden Score”, duke kaluar kështu në finale, aty ku shpreson të fitojë medaljen e artë.

Kujtojmë se Kosova ka tashmë një medalje të artë, pasi qysh në ditën e parë të Lojërave Olimpike, Distria Krasniqi doli triumfues.