Në garazh për 28 vjet: Arsyet pse ky Mercedes S-Class W126 vlen 100 mijë euro

Dihet pak se makinat evropiane, veçanërisht klasike të viteve ’80, gëzojnë një status kulti në Japoni. Arsyeja më e rëndësishme për këtë fakt të rrallë, është ajo se transporti i një makine në Japoni ishte një punë shumë e ndërlikuar.

Përveç rregullave të rrepta të importit japonez, Mercedes S-Class i shitur në Tokio do të ishte një hit në çdo pjesë të planetit tonë. Sepse është S-Class më i gjatë, Seria W126 (1979-1991) dhe një ekzemplar special.

Të dhënat kryesore: makina, e prodhuar në vitin 1991, ka udhëtuar vetëm 478 kilometra! Tregtari klasik i Mercedesit me qendër në Tokio – All Time Stars – pretendon se makina ka qenë në garazh për 28 vjet.

“Modelet Mercedes të W126 dhe R107 (S-Class Coupe) janë të njohura në Japoni.

Çmimi pritet të jetë rreth 100,000 euro -, tha Atsushi Osamura, drejtor i zyrës All Time Stars në Tokio.