Ne kemi ende njerëz të ditur dhe ne
jemi popull që pasojmë të diturit!
Gjermanet, jo ne !
Në një intervistë të mëhershme, një eksperte gjermane e pyeta se, ku qëndron sekreti i suksesit të Gjermanëve.
Në realitet, si është e mundur sa herë që Gjermaninë e shkatërrojnë lufterat apo marifetet tjera, ajo forcohet!
Ajo pa menduar shumë tha:
“Numër një, fati ynë është se ne kemi ekspertë dhe dijetarë të shumtë dhe ata e dinë se çfarë duhet bërë.
Dhe numër dy,ne jemi popull që i dëgjojmë ekspertët dhe dijetarët“.
Pra, sipas saj, ky është sekreti i suksesit.
Për te ne, kjo si duket është e kundërta.
Gjithesesi edhe pse ne numer te paket, edhe ne i kemi, por askush nuk i pyet për asgjë.
Edhe nëse i pyesim, askush nuk i dëgjon.
Edhe pse, edhe ata qe jane, nuk po e marrin rolin që duhet dhe që ju takon!
Doren n’ zemer, ne jemi krejte e kunderta e popullit gjerman.
Tere populli jemi bere “ eksperte “ dhe te “ ditur,” prandaj ne si te ditur qe jemi, s’ kemi nevoje me i degju as ata pak te ditur qe i kemi!
Nga: Ubejd Gashi








