Në këtë orë hapet aplikimi për termine të vizave të punës në Gjermani

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë sot do të hap listën e regjistrimeve për termine për viza punë në kuadër të muajit korrik.

Aplikimi do të jetë i hapur nga sot në ora 14:00, deri më 13 qershor, po ashtu në të njëjtën kohë.

“Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.”, thuhej në njoftimin e ambasadës, transmeto lajmi.net.

“Lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”

Duhet përkujtuar që nga viti në vit, numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për viza pune në Gjermani ka qenë mjaft i lartë.