Në Kosovë regjistrohet viktima e 3000-të nga coronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë infektuar me coronavirus mbi 2,200 qytetarë, derisa pas një kohe të gjatë sot janë shënuar edhe dy viktima si pasojë e prekjes me virus.

Megjithatë që nga rasti i parë i paraqitur në Kosovë me 13 mars të vitit 2020, deri më tani 3 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur në përballje me coronavirusin.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, nga 158 të hospitalizuar 50 prej tyre janë me oksigjeno terapi, derisa 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë (në ventilim).

IKSHP njofton se nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar me coronavirus rreth 184 mijë persona (një pjesë e tyre për herë të dytë apo edhe tretë).

Vlen të theksohet se njëri nga viktimat e 24 orëve të fundit është vetëm 27-vjeç.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,747,841 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i rasteve aktive është 19,519.