Në Kosovë së shpejti nis dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka mobilizuar gjithë sistemin shëndetësor në mënyrë që të menaxhojë rritjen e mundshme të rasteve me Covid-19, pasi shumë shtet të Evropës ka shkuar në mbyllje totale e kanë shpallur gjendje emergjente.

Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti i the Ekonomia Online se janë duke mbajtur të mobilizuar sistemin shëndetësor përfshirë resurset humane, infrastrukturë spitalore, në mënyrë që të jenë të gatshëm për menaxhimin e çfarëdo skenari që mund të paraqitet në kuptim të situatës epidemiologjike me Covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë është duke mbajtur të mobilizuar sistemin shëndetësor përfshirë resurset humane, infrastrukturë spitalore si dhe hulumtimin e rasteve të reja përmes IKShPK në mënyrë që të jemi të gatshëm për menaxhimin e çfarëdo skenari që mund të paraqitet në kuptim të situatës epidemiologjike me Covid-19”.

“Në Kosovë përveç pranisë së variantit Delta është i pranishëm edhe variant Delta Plus dhe së fundi instituti ka dërguar edhe disa mostra të tjera në ministri për të parë se sa është prania e këtij variant në rastet që konfirmohen si pozitive në Kosovë. Duke parë që në shtetet e rajonit ka pasur më shumë raste atëherë ne po e mbajmë sistemin të mobilizuar në mënyrë që të jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo skenari që mund të paraqitet”, tha ai.

Mes tjerash, Hoti shtoi se Komiteti për imunizimi së shpejti pritet ta rekomandojë edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës e cila do të jetë në dispozicion për gjithë qytetarët e vendit.