Në letër po, a në dispozicion jo!

Hoxhë Halil Avdulli

Lojë e çuditshme, nëse do ta krahasonim me lojën e pronarit të një restoranti që ka një meny të gjatë dhe shumë të bukur me foto joshëse, që të bën të ulesh i relaksuar duke bërë porosinë e preferuar.
Kamerieri shkruan porosinë me miresjellje dhe vazhdon…
Vonohet shërbimi dhe detyrohesh me pyet për porosinë, të kërkon falje duke thënë: nuk e paskemi këtë specialitet!
Nëse nuk e keni, pse e shënoni në meny zotëri, pyetni ju?!
Të shikon me habi dhe ta kthen: jemi në konkurrencë me restorantin ngjitur!
Habia juaj shtohet… po komshiu i juaj e ka edhe në meny edhe në shërbim!
Ngre vetullat me habi ndaj jush dhe naivitetit tuaj… po, por zotëri, menya jonë është një mijë herë më e mirë se e tyre!
——————
Ky është rasti i shumë shoqërive kur ato shfaqën dhe zbukurohen me ligje të shkruara për të konkurruar me ato shoqëri të cilat, atë që shkruajnë e kanë në realitet.
E rëndësishme është ajo që është në dispozicion, se në letër dinë ta shkruajnë të gjithë.

 

Nga: Halil Avdulli