Në maj nisin ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në ushtri

Kreu i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, ka deklaruar për gazetën Zëri se në muajin maj të këtij viti nisin ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai shpreson se ndryshimet e tilla do të përkrahen edhe nga Lista Serbe.

Edhe zyrtarë ndërkombëtarë janë të vendosur që shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese dhe pa pasur ndryshime të tilla nuk mund të ketë formim të ushtrisë.

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë deklaruar për Zërin se FSK-ja është e gatshme për transformim, porse po presin vetëm një vendim politik për një gjë të tillë./zeri