Në manastir u gjetën dy armë dhe një helmetë e PK-së, që u morën nga vendi ku u vra Afrim Bunjaku

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se dy armë të gjata AK 47 dhe një helmetë e PK-së të gjetura në manastir janë marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Kjo është bërë e ditur të martën parmes një komunikate për media, ku është njoftuar për numrin e armëve të gjetura dhe sekuestruara në vise malore në Banjskë të hënën në mbrëmje.

“Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Sipas PK-së numri i të arrestuarave deri më tani pas sulmit të 24 shtatorit është 8 tetë. Gjykata Themelore u ka caktuar deri tash tre personave masën e paraburgimit nga një muaj secilit, ku dy nga ta janë pjesë e grupit terrorist.