Në Meksikë u gjetën 50 laboratorë me metamfetamine për dy javë

Ushtarët meksikanë gjetën gjithsej 50 laboratorë që prodhonin llojin e drogës metamfetamine në dy javët e para të qershorit, ka thënë të martën ushtria meksikane, shkruan ABC News.

Laboratorët e vegjël ndodheshin kryesisht në pyje të ulëta rreth shtetit Sinaloa, një nga kartelet më të fuqishme që mban të njëjtin emër.

Ushtria ka thënë në një deklaratë se në vetëm tre ditë, 10-12 qershor, trupat gjetën 19 laboratorë në Sinaloa.

Ushtarët sekuestruan pothuajse një mijë enë plastike me kimikate.

Kartelet meksikane eksportojnë tonelata me metamfetamin jashtëzakonisht të pastër në Shtetet e Bashkuara çdo vit, ndonjëherë në formë të lëngshme.