Në mungesë kuorumi nuk votohet Projektligji për pagën minimale, ndërpritet seanca

Pas dështimit të mocionit procedural të propozuar nga PDK, për largimin nga hedhja në votim të Projektligjit për pagën minimale, kryeparlamentari Glauk Konjufca e hodhi në votim.

Deputetët e LVV-së ishin ata të cilët votuan por kalimit të këtij ligji, i cili nuk arriti të kaloj për shkak të mungesës së kuorumit.

“Vetëm 51 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje”, ka thënë Konjufca.

Gjatë votimit deputetët e PDK-së iu drejtuan deputetëve të LVV-së me fjalët “marre, marre”, dhe pastaj të njëjtit lëshuan seancën së bashku me deputetët e AAK-së.

Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi ndërpreu punën.