Në orën e mësimbesimit në Xhami…

Foto nga arkiva

Dje në orën e mësimbesimit në xhami derisa po shpjegoja fëmijëve për Engjëjt, në planprogramin e librit me erdhi në radhë t‘i shpjegoj xhinët dhe vendosa të kapërcej këtë temë, ashtu edhe ndodhi e anashkalova shpjegimin e botës së exhinëve.
Për dy arsye e bëra këtë kapercim:
E para; dëshiroja t‘i ruaj ndjenjat e fëmijëve të vegjël, të cilët edhe mund të friksohen, jo vetëm nga spjegimi im, por me shumë edhe nga backgroundi që mund të kenë nga gjithë ajo që kanë mundur të ndegjojnë nga prindërit ose familjarët e tyre, në lidhje me shumë ngjarje të ndryshme të ndërlidhura me botën e xhinëve, shpesh të hiperbolizura në maximum nga mentaliteti i shoqërisë sonë.
E dyta; besimi në engjëjt është një nga shtyllat e besimit islam, ndërkaq besimi në xhinë nuk është prej 6 kushtëve të besimit. Megjithatë, besimi në engjëjt nuk ka prani në jetën e muslimanëve dhe nuk ka asnjë ndikim në sjelljen dhe praktikat e tyre të përditshme, dhe ky besim është i kufizuar vetëm në aspektin doktrinar.
Ndërsa bota e xhindeve, është e pranishme në jetën tonë me ndikim të madh në realitetin e sjelljeve dhe praktikave tona të përditshme, si dhe nje udhëzues i forte i mendimeve dhe sjelljeve tona, madje nganjëherë merr pjesë edhe në vizatimin e të ardhmës sonë.
Fatkeqësisht, fëmijëve tanë, përpara se t‘i hapin sytë ndaj jetës, ne i frikësojmë nga errësira, për shkak se xhinët përhapen në errësirë, ne i frikësojmë që të mos hyjnë në banjë, shkak se xhinët banojnë në banjo, ne i paralajmërojmë ata të mos rebelohen kundër nesh që xhinët të mos i bëjnë dëm!
Ndërsa mungonë shumë një kulturë e përbashkët arsimore që u predikon fëmijëve në veçanti për engjëjt, për karakteristikat e engjëjve, shpjegimi i roleve dhe funksioneve të tyre, të cilat janë kryesisht shërbim dhe dashuri ndaj njeriut prej momentit të ngjizjës në barkun e nënës, gjatë gjithë udhëtimit të jetës së kësaj botë dhe gjatë hyrjes së tij në parajsë.
Pra ata janë me të, në të gjitha këto faza e jetës duke e dashur, duke e qetësuar dhe duke u lutur për të.

Nga: Xhamia Glarus