Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 123 pacientë për COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 123 pacientë po trajtohen nga COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 85 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 54 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 8 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit,13 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 13 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Ferizajt, 11 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.