Në Rusi, vajzat e vogla rrokin armët (Foto)

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili është një njeri i besuar i Putin dëshiron të zgjerojë shkollat e posaçme të kadetës për vajzat dhe këtë kërkon ta realizojë në Krimenë e aneksuar nga Ukraina.

Ushtria e të rinjve të Putin, një organizatë e veçantë për djemtë dhe vajzat, është rritur me ritme të larta duke shkuar në 192,500 anëtarë që prej themelimit gati dy vite më parë, transmeton Top Channel.

Kritikët kanë reaguar menjëherë, duke i vlerësuar këto grupe si një rritje të militarizmit në Rusi dhe i kanë krahasuar ato me të rinjtë e Hitlerit.