Në ShSKUK po trajtohen 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë
2 prej tyre në gjendje të rënduar
27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
71 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 26 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë
27 të konfirmuar pozitivë
25 me oksigjeno-terapi
​Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 16 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë