Në tri pika kufitare kolonat deri 30 metra, hyrjet daljet bëhen për 5-10 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një njoftimi bën të ditur se në pikën kufitare Dheu Bardhë dhe Merdare kolona është e gjatë 20 deri në 30 metra, ndërsa në pikën kufitare Vërmicë kjo kolonë është deri në 20 metra dhe pritjet në këto pika janë nga 5 deri në 10 minuta.

Në njoftim bëhet e ditur se në vendkalimet kufitare Gllaboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Hani i Elezit, Jarinje, Mutivodë dhe Muçibabë aktualisht nuk ka asnjë kolonë, ndërkaq bashkatdhetarët që vijnë nga zonat që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë duhet të kenë testin negativ për COVID-19, transmeton Telegrafi.

Aktualisht Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me coronavirus janë: Gjermani, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni, Polonia dhe Bullgaria.

Më poshtë mund t’i gjeni masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të cilat kanë hyrë në fuqi gjatë muajit nëntor:

– Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 që janë me rezultat negativ me COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim

1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.2. Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore, nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

1.5. Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;

1.6. Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë -izolohen për 7 ditë;

1.7. Diplomatët e huaj në RKS si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ;

1.8. Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS-së, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për test TR-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;

1.9. Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër, gjatë hyrjes në RKS, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS ose të vetë-izolohen për 7 ditë në mungesë të testit RT-PCR.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134