Negociatori tajlandez thotë se Hamasi u kujdes mirë për pengjet

Dr Lerpong Sayed

Negociatori tajlandez, i cili zhvilloi bisedime me Hamasin për lirimin e 17 bashkatdhetarëve të tij nga Gaza, ka thënë se grupi i rezistencës palestineze u kujdes mirë për pengjet dhe nuk vendosi kushte për atë që pengjet mund të thoshin pas lirimit të tyre.

Duke folur në një intervistë me Sky News të mërkurën, Dr Lerpong Sayed, i cili është një musliman tajlandez, tha se ishte i bindur se pengjet janë trajtuar mirë dhe se Hamasi nuk po i shfrytëzonte ata.

Negociatori këmbënguli se nuk kishte kushte nga Hamasi se çfarë mund të thoshin ose nuk mund të thoshin pengjet dhe hodhi poshtë idenë se Hamasi po përdor lirimin e pengjeve si një spektakël.

“Ata u kujdesën mirë, u kujdesën mirë, u dhanë strehim, rroba, ushqim dhe ujë dhe iu dha mbështetje psiqike”, konfirmoi Sayed. /mesazhi