Nën masa të rrepta sigurie dërgohen në gjykatë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika

Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika para pak çasteve janë dërguar nën masa të rrepte sigurie në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Ndërkohë, sot Prokuroria e Ferizajt kërkoi edhe paraburgimin për prej 30 ditësh ndaj gjashtë të dyshuarve tjerë, pasi që ndaj të miturit e që është i dyshuari kryesor është caktuar dje.

Gjykata Themelore ne Ferizaj për Tëvë1 ka konfirmuar se 18 vjeçari i dyshuar për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika në Kaçanik ka qenë i dënuar për veprën penale “Dhunim”.

Në përgjigje thuhet se i dyshuari i cili ka qenë i mitur në kohën e kryerjes së veprës penale, është në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale për dy vjet për dhunim.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se i dyshuari i mitur për rastin në fjalë të veprës penale “Vrasja e rëndë” për të cilën gjykata ka lëshuar Komunikat për Media dhe ju ka njoftuar se gjyqtari i çështjes ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vite për veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së për të cilën ka të lëshuar urdhërrarrest”, thuhet në përgjigje.