Nënshkruhet marrëveshja, linja direkte e fluturimeve Kosovë-Arabi Saudite

Biznesmeni i njohur, Remzi Ejupi, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për fluturime direkte nga Kosova në Arabinë Saudite dhe anasjelltas.

“Në kuadër të panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2024” të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës, dje Prishtina do të lidhet me disa qytete të Arabisë Saudite falë marrëveshjes për fluturime direkte të cilën e nënshkruam bashkë me përfaqësuesin nga Arabia Saudite, Hamad Abdullah Al-Hamad.

Falë kësaj marrëveshjeje, nga shtatori i këtij viti do të nisin fluturimet direkte tri herë në javë midis dy shteteve.

Ky është një hap i rëndësishëm i zhvillimit në fushën e turizmit pasi pritet që qytetarët tanë të kenë më të lehtë udhëtimin drejt Arabisë Saudite, por edhe ne presim më shumë turistë në Kosovë”.