Ballina Artikuj Nëntë modele të fetarisë:

Nëntë modele të fetarisë:

Hoxhë Halil Avdulli

1- Fetaria intelektuale:
Në këtë rast, njeriu fetar i di shumë nga dispozitat e fesë dhe konceptet e saj por ato i ka të kufizuara në nivelin intelektual të dijes, pa ndonjë përkushtim praktik ndaj këtyre dispozitave në jetën e përditshme.
2- Fetaria emocionale:
Individi brenda këtij modeli tregon emocion në shumicën e mësimeve fetare, por ai nuk ka njohuri për gjykimet e njohurive, gjë që e bën atë të paaftë për dialog dhe diskutim fleksibël, madje shpesh mund të shkoi ekstremizem.
3- Fetaria mekanike(adhurimit):
Individi fetar kufizohet në praktikat rituale dhe dogmatike, pa ndonjë njohuri më të thellë për efektin e ketyre ritualeve dhe pa pasur pasion fetar.
4- Fetaria si interes:
Në këtë rast, individi është i përkushtuar ndaj shumë praktikave dhe manifestimeve fetare për të arritur interesat e tij, duke përfituar nga respekti i njerëzve fetarë.
5- Fetaria si reaksion:
Ndërtohet nga disa individëve që kalojnë një kohë të gjatë në jetën e tyre larg fesë, por si rezultat i një situate të papritur në jetën e tyre, jeta e tyre kthehet në të kundërtën dhe ata bëhen të vëmendshëm në shumë manifestime fetare, por gjithmonë emocional dhe shpeshherë sipërfaqësor.
6- Fetaria mbrojtëse:
Feja në këtë stil karakterizohet si një neurozë mbrojtëse për një gjendje frike, ankthi, faji ose pendimi, ose kundër shtypjes dhe zhgënjimit për shkak të kushteve sociale, ekonomike që mund të kaloi individi, kështu që ai i drejtohet fesë, për të lehtësuar këto ndjenja ose për të shpëtuar nga vështirësitë me të cilat përballet.
7- Fetaria patologjike:
Individët e këtij lloji arrijnë një gjendje religjioze për të lehtësuar manifestimet e përkeqësimit mendor psikotik dhe ka raste kur pacienti ndjen se është një evlija i Zoti që ka ardh për t’i udhëzuar njerëzit.
8- Fetaria ekstreme:
Në këtë stil, individi fetar shfaqet në një gjendje ekzagjerimi dhe teprimi në disa aspekte të fesë dhe angazhohet për t’i zbatuar atë, gjë që e nxjerr atë nga kufijtë e pranueshëm që njihen nga Sheriati dhe njerëzit e thjeshtë fetar. Ekstremizmi ndahet në tre lloje: ekstremizmi intelektual, emocional dhe ai i sjelljës.
9- Fetaria autentike:
Ky model është modeli më i mirë midis modeleve të mëparshme të fetarisë, ku individi të gjitha aspektet e ndryshme të fesë i manifeston në mënyrë të ekuilibruar, njohëse, emocionale dhe të sjelljes. Kjo lloj fetarie e bën individin të jetoj në paqe me brendësinë e tij, madje ky model i fetarisë e çon pronarin e saj drejt sigurisë, stabilitetit, ekuilibrit psikologjik dhe social dhe e bën atë të ndihet i qetësuar, tolerant, i durushem dhe shumë i kënaqur!.

Hoxhë Halil Avdulli