Aktivisti brazilian Thiago Ávila, i cili ndodhet në bordin e anijes “Madleen”, ka deklaruar me vendosmëri në një postim në rrjetet sociale:
“Nëse izraelitët na vrasin, flotilja tjetër nuk do të jetë me 12 veta, por me 1200. Ata nuk mund ta ndalin vullnetin e popullit.”
Deklarata vjen mes kërcënimeve të vazhdueshme për ndërhyrje nga ana e ushtrisë izraelite dhe ndërkohë që bota vëzhgon me shqetësim situatën e tensionuar rreth anijes që po përpiqet të çojë ndihma humanitare në Gaza. /mesazhi