Nëse keni një procesor Intel të 2015-ës, mund të ekspozoheni përballë kërcënimeve të sigurisë.

Përditësimi i fundit i driverave për Skylake ishte versioni 31.0.101.2115 në Dhjetor të 2022.

Përdoruesit të cilët kanë një procesor Intel të lançuar në 2015-ën, mund të vënë në rrezik serioz sigurinë e tyre. Grafikat e integruara të procesorëve Skylake kanë arritur fundin e jetës (End of Life) sipas dokumentacionit të Intel zbuluar nga TechPowerUp.

Shumë e mbajnë mend Skylake si gjenerata e 6-të e procesorëve Intel por edhe familjet e procesorëve deri në gjeneratën 9-të nuk do të përfitojnë përditësime të driverave edhe sikur një problem kritik sigurie të zbulohet.

EOL për Skylake nuk është diçka e papritur. Për përdoruesit me këto sisteme do të thotë shumë pak në praktikë vetëm nëse përballen me një problem sigurie gjetur në driverat e vjetër.

Përdoruesit me karta grafike diskrete duhet të shqetësohen akoma më pak nga këto lajme sepse mund të çaktivizojnë iGPU(Integrated Graphics) në BIOS për të shmangur softuerët e Intel.

Prezantuar në 2015-ën, procesorët Intel Skylake dukeshin diçka që përkisnin të kaluarës në momentin që Windows 11-ta erdhi dhe funksiononte vetëm me arkitekturën e procesorëve të gjeneratës së 8-të Intel.

Përditësimi i fundit i driverave për Skylake ishte versioni 31.0.101.2115 në Dhjetor të 2022.