Ballina Artikuj Nëse reagon emocionalisht ndaj fjalëve që njerëzit thonë për ty… do të...

Nëse reagon emocionalisht ndaj fjalëve që njerëzit thonë për ty… do të vuash vazhdimisht!

Nëse reagon emocionalisht ndaj fjalëve që njerëzit thonë për ty…
…do të vuash vazhdimisht!
Kur reagojmë menjëherë me emocion ndaj çdo komenti, kritike apo mendimi…, ne i japim të tjerëve kontroll mbi paqen tonë të brendshme!
Shpeshherë, nuk janë fjalët e të tjerëve ato që na lëndojnë më shumë, por mënyra se si ne zgjedhim t’i përjetojmë ato.
Forca e vërtetë qëndron tek aftësia për të zgjedhur reagimin, për të kuptuar, dhe për të mos lejuar që çdo fjalë të depërtojë në thellësinë tonë.
Qetësia nuk vjen nga heshtja e botës, por nga kontrolli i vetes.
Mos iu jep pushtet emocional të tjerëve dhe tjerave ndaj teje, ti e ke ‘timonin’ në dorë.

Vehbi Zeqiri