Nesër varrosen tre të vrarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Tre të vrarët në lagjen ‘Dardania’ dje në Prishtinë do të varrosen nesër.
Këtë të ditur e ka bërë familjari i tyre, Kreshnik Krasniqi përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:Ju njoftojmë se varrimi i familjarëve tanë që vdiqën tragjikisht më 22.04.19 bëhet nesër.

Hasan ( Sadri ) Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 11:00 në varrezat e fshatit Grashticë.

Hysnije ( Shaban ) Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit-Matiqan.

Remzije Kamberi Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 16:20 në varrezat Dragodan.