Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu: Fushata kundër Iranit nuk ka përfunduar ende

Netanyahu: Fushata kundër Iranit nuk ka përfunduar ende

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se fushata ushtarake e vendit të tij kundër Iranit “nuk ka përfunduar ende”, duke theksuar se “lufta vazhdon” dhe se “ka ende punë për t’u bërë”.

Deklarata u bë në të njëjtën kohë kur SHBA dhe Irani po zhvillonin negociata për paqe në Pakistan. Në mesazhin e tij, Netanyahu njoftoi gjithashtu se ka dhënë miratimin për bisedime paqeje me Libanin.

Ai përmendi disa “arritje” të operacioneve ushtarake izraelite, duke përfshirë, sipas tij, eliminimin e programit bërthamor të Iranit. Megjithatë, theksoi se procesi nuk është përmbyllur.

Sipas Netanyahut, ende ekziston material i pasuruar në Iran, i cili duhet të largohet. Ai shtoi se kjo mund të ndodhë përmes një marrëveshjeje ose “në mënyra të tjera”.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon dhe pas dështimit të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje. /mesazhi