Netanyahu: Izraeli mbështet veprimin e fortë të SHBA-së ndaj Venezuelës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli mbështet plotësisht veprimin e “fortë dhe vendimtar” të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

“Sa i përket Venezuelës, dëshiroj të shpreh mbështetjen e gjithë qeverisë për vendimin e vendosur dhe veprimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për të rikthyer lirinë dhe drejtësinë në atë rajon të botës,” tha Netanyahu gjatë hapjes së një mbledhjeje të kabinetit.

Deklarata vjen një ditë pasi forcat amerikane rrëmbyen presidentin venezuelian Nicolas Maduro, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. /mesazhi