Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu kritikon përgjigjen e Hamasit për armëpushimin, në një linjë me Witkoff

Netanyahu kritikon përgjigjen e Hamasit për armëpushimin, në një linjë me Witkoff

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar shkurt ndaj përgjigjes së Hamasit lidhur me propozimin për armëpushim.

“Ndërsa Izraeli ka pranuar versionin e përditësuar të planit Witkoff për lirimin e pengjeve tona, Hamasi vazhdon të refuzojë. Siç tha edhe Witkoff, përgjigjja e Hamasit është e papranueshme dhe e kthen situatën mbrapa. Izraeli do të vazhdojë veprimet për kthimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit,” thuhet në deklaratën e Netanyahut. /mesazhi