Netanyahu merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë izraelite

Ish-kryeministri izraelit dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit, Benjamin Netanyahu, të dielën zyrtarisht mori mandatin për të formuar qeverinë e ardhshme, njoftuan mediat e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu mori mandatin për të formuar qeverinë pas takimit me presidentin Isaac Herzog, i cili përfundoi konsultimet treditore me liderët e partive politike, raportoi Haaretz.

Netanyahu dhe blloku i tij i krahut të djathtë fituan 64 vende në parlamentin izraelit (Knesset) me 120 vende, duke siguruar një shumicë të plotë për të formuar qeverinë.