New York, zhduket studentja muslimane që u sulmua në metro

Adoleshentja muslimane e cila ishte viktimë e një sulmi të urrejtjes më herët gjatë këtij muaji në metro të qytetit është zhdukur prej dy ditësh, njoftoi policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Yasmin Seweid herën e fundit ishte parë të mërkurën teksa largohej nga shtëpia e saj rreth orës 8:00 në New Hyde Park, në periferi të New York-ut, thuhet në deklaratën e policisë.

Studentja 18-vjeçare, më 1 dhjetor ka paraqitur rastin se ishte sulmuar nga tre burra të dehur të cilët e quajtën terroriste dhe u përpoqën që t’ia heqin hixhabin nga koka e saj në platformën numër 6 të stacionit të trenit në Manhattan.

Policia për AA tha se ata nuk kanë të bëjnë me këtë rast.

Sulme të ngjashme përjetuan edhe dy gra të tjera muslimane me hixhab.

Soha Salama, 45, e cila punon me Autoritetin e Transportit Metropolitan, ishte abuzuar verbalisht të hënën në mëngjes gjatë udhëtimit nga një pasagjer në tren, i cili më pas e kishte ndjekur atë nga makina duke e shtyrë në shkallët, me ç’rast pësoi lëndime në këmbë.