Neymar: PSG i ka paguar 111 milionë euro për 80 ndeshje në tre vjet

Kalimi i Neymar në Paris Saint-Germain nuk doli kurrë siç e priste klubi francez.

Koha e tij në Paris ka pasur problemet e saj, dhe pengesa më e fundit është pushimi i detyruar i sjellë nga COVID-19.

‘Operacioni’ Neymar nuk ka qenë ashtu siç duhej të ishte dhe braziliani ka luajtur vetëm 80 nga 155 ndeshjet që PSG ka pasur që nga arritja e tij në vitin 2017.

Totali zë vetëm 51 përqind, mesatarisht 26 ndeshje në sezon, përcjell lajmi.net.

Duke marrë parasysh se ai u kushtoi atyre 222 milionë euro nga Barcelona dhe se ata i paguajnë atij 37 milionë euro në sezon, llogaritë nuk po pasqyrojnë një investim të vlefshëm.

Çdo paraqitje i ka kushtuar atyre rreth 1.4 milion euro, do të thotë se ai është paguar 111 milionë euro për 80 ndeshjet e tij.

Lëndimet kanë qenë konsitente për të, saqë i është dashur të humbasë ndeshje të mëdha kundër Real Madrid dhe Manchester United gjithashtu.

Për disa vite me radhë, ai nuk ishte në gjendje të ndihmonte PSG-n pas fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.