Nga nesër, regjistrimi i automjeteve – pa paguar gjobat

Prej nesër, qytetarët e Kosovës që nuk kane regjistruar automjetet e tyre vite me radhë për shkak të gjobave prej 20 eurove, mund ta bëjnë këtë në të gjitha sportelet e Agjencisë për regjistrim civil pa paguar fare gjobë.

Ky vendim do të vlejë në një kohë të caktuar tremujore.

Po ashtu, sipas drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës, Bekim Hoxha, pensionistët për të marrë letërnjoftimin e ri nga nesër paguajnë vetëm pesë euro në vend të 10 eurove sa ishte deri me tash. /rtv21/