Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për zgjedhje të reja.
Në sheshin “Nënë Tereza” Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam Zgjedhje”, raporton Ekonomia Online.
Qytetarë të shumtë kanë dalë për ta nënshkruar këtë peticion.
Më 30 maj, VV-ja nisi online këtë peticion ku deri tash janë mbledhur 46 mijë e 654 nënshkrime.
VV-ja vlerëson se zgjedhjet janë i vetmi legjitimet për qeverisjen e re.