Ngatërrimi i himnit shqiptar, Francë ha gjobë por jo penalizim

UEFA e ka gjobitur me 20 000 euro Francën për shkak të gabimit në intonimin e himnit shqiptar në takimin Francë-Shqipëri, të zhvilluar me 7 tetor në “Saint Denis”, kur u vendos gabimisht himni i Andorrës, në vend të atij të Shqipërisë, shkruan tesheshi.

Kjo e papritur e pakëndshme shtyu ndeshjen për 7 minuta, pasi delegacioni kuqezi kërkoi me ngulm që të korrigjohej gabimi, ndryshe nuk do të pranonin të nisnin lojën.

Pas mos përmbushje të  detyrimeve në organizimin e ndeshjes, Federata Franceze e Futbollit i ndëshkua me gjobë monetare, por jo penalizme të tjera sportive.