Ngelën të prapambetur, sepse e lanë Islamin!

Shejkh Muhamed El-Gazali

Allahu e mëshiroftë Malik ibn Nebi, i cili ka thënë:
“Prapambetja, prej së cilës vuan Lindja islame, nuk ka të bëjë aspak me fenë tonë dhe as që mbart ndonjë gjynah Islami për të, por madje ajo është ndëshkim hyjnor, që Islami i ka çuar pasuesve të tij, si shpërblim për heqjen dorë nga ai.
Ngelën të prapambetur, sepse ata e lanë Islamin, jo sepse ata ishin të kapur pas Islamit, kështu që e merituan fjalën e Allahut të Madhëruar:
“E, kush largohen nga përmendja Ime (Kur’ani), atëherë ai do të ketë një jetë të vështirë!” – (TaHa: 124)
Kjo është një fjalë e vërtetë dhe me vend!
_____________________
Shejkh Muhamed El-Gazali (Allahu e mëshiroftë), nga libri “El-Gazv eth-thekafij” (Pushtimi kulturor)