Nis greva e mbi 250 punëtorëve teknikë e të sigurimit në UP

Mbi 250 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës dhe Qendrën e Studentëve kanë hyrë në grevë të mërkurën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, tha për teve1.info se grevës iu ka përgjigj i gjithë stafi privat në këto dy institucione dhe sipas tij greva nuk do të ndalet deri ën realizimin kërkesave.

“Në orën 10:00 do të fillojmë më vizitat nëpër fakultete,k do të fillojmë me Fakultetin Teknik për të vazhduar nëpër fakultetet tjera të UP-së për të parë mbarëvajtjen e grevës”, tha Azemi.

Ai shtoi se gjatë tri ditëve të kësaj jave greva do të mbahet gjatë gjithë ditës, ndërsa shtoi se nëse nuk ka lëvizje për plotësim të kërkesave, nga java e ardhshme mund të ndërroj struktura e grevës.