Ballina Lajmet Kosovë Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb ka nisur sot me tërheqjen e shortit për këtë pozitë.

Megjithatë, Lista Serbe, e cila është ftuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk ka marrë pjesë në këtë proces. Në tërheqjen e shortit ka qenë i pranishëm vetëm deputeti Nenad Rashiq, përfaqësues i komunitetit serb jashtë Listës Serbe.