Nissan Skyline GT-R i rrallë, shitet për afro dy milionë dollarë

Një koleksionues i veturave nga SHBA-të, ndau një shumë të majme të parave për një Nissan Skyline R34 GT-R Nismo Z-Tune, një prej modeleve më të rralla të gjeneratës së R34.

Nismo ishte planifikuar të prodhohet në vetëm 20 njësi, por në fund u prezantuan vetëm 19 R34 V-Spec II të përdorura, transmeton Telegrafi.

Kërkesat për modelet R34 GT-R janë jashtëzakonisht të mëdha dhe ekziston një arsye e fortë për këtë.

Një Z-Tune është shitur për 1.985.000 dollarë, që është një rekord i ri kur bëhet fjalë për shumën.

Çmimet e larta për R34 nuk janë befasi, e disa modele të rralla arrijnë çmimin prej rreth 400 mijë dollarë. Megjithatë Z-Tune është rekorderi i ri.

Z-Tune ka një histori interesant. Nismo është dashur të bind Nissan se është e rëndësishme të prodhohet ky model, kështu bleu V-Spec II nga viti 2002, dhe motorin e tij e avancoi me komponentë të dedikuara për veturat sportive.

Z-Tune u bë me një bllok më të fuqishëm të motorit 2.8 litërsh që prodhon 493 kuaj-fuqi. /Telegrafi/