Një avion i linjës Kubë-Floridë u përplas me një tufë zogjsh

Avioni që po fluturonte nga Kuba për në Florida të SHBA-së u kthye në destinacionin e tij fillestar për shkak të një defekti që u shfaq pasi goditi një tufë zogjsh, transmeton Anadolu.

Aeroplani i “Southwest Airlines” që fluturonte për në Fort Lauderdale, Florida, u përplas me zogj. Kompania ajrore tha se zogjtë goditën njërin nga motorët dhe pjesën e sipërme të aeroplanit.

Pasagjerët thanë se nga avioni filloi të dalë tymi. Ata u detyruan të përdornin maska ​​oksigjeni, të cilat zakonisht përdoren në situata emergjente.

Pasi avioni u ul i sigurt në Kubë, disa pasagjerë u evakuuan përmes daljeve emergjente, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.