Një avokate me shami punon me Arianit Kocin, dhe reagimet janë… (Video)

Kosova njihet për tolerancë fetare dhe bashkëpunim në mes të feve, këtë gjë e tregon edhe rasti i avokatëve Nora Veliu me përkatësi fetare myslimane dhe Arianit Koci me përkatësi fetare katolike.

Nora Veliu është myslimane, ndërsa avokati i njohur me të cilin punon në një zyrë është katolik. Arianit Koci, thotë se nuk e sheh aspak pengesë punën me Norën, dhe se me të ndanë kryesisht biseda profesionale.

Koci, i cili vie nga një martesë mes një muslimaneje dhe një katoliku, thotë se edhe të tjerët e shohin këtë si shembull të mirë.

Ndërsa Nora, e cila është e re por tejet e suksesshem në profesionin e avokaterisë, thotë se klientët fillimisht ngurojnë, por se më pas e fitojnë besimin e plotë tek ta. /MESAZHI/

Video Credits: Radio Evropa e Lirë