Një “bravo e madhe” për këtë shtet mes Ballkanit dhe Europës

TV Slovenia: Refuzojmë të ndajmë skenën me një vend që kryen gjenocid

TV Slovenia reagoi ashpër pas vendimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) për të lejuar Izraelin të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision, pavarësisht thirrjeve dhe kritikave të shumta.

Drejtoresha e TV Slovenia, Ksenija Horvat, tha se delegacioni slloven nuk do të qëndrojë në të njëjtën skenë me vendin që e konsideron përgjegjës për gjenocidin kundër palestinezëve në Gaza.

TV Slovenia ishte iniciatorja e debatit brenda EBU-së mbi polemikat që lidhen me performancën e Izraelit. “Ne besojmë se EBU mund të kishte treguar një qëndrim parimor dhe etik këtu dhe na vjen keq që shoqata në të cilën marrim pjesë nuk ishte e aftë ta bënte këtë”, tha Horvat. Ajo shtoi se për më shumë se një vit ata kanë paralajmëruar se nuk mund ta ndajnë skenën me një përfaqësues të një vendi “që po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza”, dhe kujtoi se Gaza është i vetmi territor në botë ku gazetarëve të huaj nuk u lejohet të hyjnë dhe ku njerëzit vazhdojnë të vdesin në kushte të vështira humanitare dhe sigurie.

Ajo shtoi se nuk po shpreh pikëpamje personale, por përkundrazi përfaqëson RTV Slovenia, publikun slloven dhe interpretuesit.

Ajo e përfundoi fjalimin e saj me një mesazh që pati jehonë në të gjithë rajonin:

“Mesazhi ynë është: ‘Nuk do të marrim pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision nëse Izraeli është atje’. Në emër të 20,000 fëmijëve që vdiqën në Gaza.”